LAJMI I FUNDIT:

Acidi folik kundër alergjisë dhe astmës?

Acidi folik kundër alergjisë dhe astmës?

Acidi folik, i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e qelizave të kuqe të gjakut dhe zvogëlon rrezikun për malformacionet e fetusit, mund ta pengojë edhe reaksionin alergjik dhe të zvogëlojë simptomat e alergjisë dhe astmës, pohon një studim i ri i botuar në revistën mjekësore "Journal of Allergy & Clinical Immunology".

Shkencëtarët kanë analizuar nivelin e acidit folik në gjak dhe simptomat e alergjisë, dhe nivelin e antitrupave IgE (të cilët janë përgjegjës për shfaqjen e alergjisë) te më shumë se 8.000 njerëz të moshave ndërmjet 2 dhe 85 vjeç.

Hulumtimet kanë treguar se personat me nivel më të lartë të acidit folik kanë më pak antitrupa IgE, më pak reaksione alergjike dhe prirje më të vogël për zhvillimin e astmës.

Mekanizmi i saktë i veprimit të acidit folik si anti-alergjik nuk është sqaruar ende, prandaj marrja e preparateve të acidit folik me qëllim për parandalimin e alergjisë dhe astmës ende nuk është rekomanduar nga autorët e studimit.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori