Rekomandimet e deritanishme kanë qenë që gratë e moshuara të bëjnë çdo vit mamografi (incizime rëntgenologjike të gjirit) për të zbuluar kancerin e mundshëm në gji, por tani disa ekspertë thonë se këto gra duhet të kryejnë një lloj tjetër analizë, e cila do të tregonte nëse ato janë në rrezik të lartë për t'u prekur nga kjo sëmundje. Përcaktimi në kohë i rrezikut do t'u jepte grave mundësi për të marrë barna për pakësimin e gjasave të zhvillimit të kancerit në gji.
Krahas mamografive të përvitshme, disa mjekë po rekomandojnë që gratë pas periudhës së menopauzës të kryejnë një analizë të re, jo për të parë nëse kanë kancer në gji, por për të përcaktuar gjasat për zhvillim e këtij kanceri në të ardhmen.
Shkencëtarët nga qendra kërkimore “Pacific” në Kaliforni thonë se duke shqyrtuar disa karakteristika personale mjekët mund të përcaktojnë se cilat gra mund të jenë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri, por fakti që mjekët nuk u thonë pacienteve në mënyrë rutinë se cilët janë këta faktorë ndoshta shton gjasat e tyre e për t’u prekur nga kjo sëmundje.
Për shembull, gratë e moshuara, ato me gjoks të ngjeshur dhe ato që kanë një histori familjare të kancerit të gjirit, që të gjitha këto kanë gjasa më të mëdha për t’u prekur nga kanceri në gji. Por lindja e fëmijëve e pakëson rrezikun e një gruaje për t’u prekur nga kanceri i gjirit.
Shkencëtarët thonë se nëse mjekët i mbledhin dhe i peshojnë me kujdes këta faktorë, parashikimi se cilat gra janë me rrezik të lartë për t’u prekur nga kancerit në gji, është i mundshëm.
Shkencëtarët thonë se mjekët gjithashtu duhet t’i diskutojnë me pacientet e tyre se çfarë gjasash kanë ose nuk kanë për t’u prekur nga kanceri në gji, sepse në këtë mënyrë ato gra që janë në rrezik të lartë mund të vendosin të marrin masa a të kërkojnë ndihmë.
Mundësi të tjera për pakësimin rrezikut të prekjes nga kanceri në gji janë ulja e peshës trupore, pakësimi i pijeve alkoolike dhe marrja e barnave për kontrollin e hormoneve. /Shekulli/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti