LAJMI I FUNDIT:

Anemia dhe shtatzënia

Anemia dhe shtatzënia

Studimet e fundit në shtatzëna kanë treguar se sasitë e vogla të hekurit janë po aq efektive sa edhe dozat e mëdha, në shërimin e anemisë.

Në studime kanë marrë pjesë 180 shtatzëna me anemi. Ato janë ndarë në tre grupe, të cilat kanë marrë nga 20, 40 ose 80 miligram hekur në ditë, gjatë 8 javëve.

Suksesi në shërimin e anemisë nuk kishte dallime të dukshme duke marrë parasysh dallimet në dozë, ndërsa mundimet gastrointestinale në anën tjetër kishin qenë shumë më të shprehura.

Studimi kështu nxjerr si përfundim se rritja e dozës së hekurit me qëllim të shërimit të anemisë tek shtatzënat, më shumë ka efekte negative se sa pozitive.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori