LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i diabetit në funksionimin e trurit

Ndikimi i diabetit në funksionimin e trurit

Kontrollimi i dobët i diabetit tip 2 mund të lë pasoja të përhershme në tru, sugjeron një hulumtim i shkencëtarëve skocezë nga Universiteti i Edinburghut.

Situatat gjatë të cilave vjen deri te ulja e rrezikshme e nivelit të sheqerit në gjak mund të sjellin deri te dobësimi i kujtesës dhe zvogëlimi i funksioneve tjera njohëse, tregojnë të dhënat e grumbulluara nga 1.066 participantë me diabet tip 2.

Pjesëmarrësit në studim kanë qenë të moshave ndërmjet 60 dhe 75-vjeçare, ndërsa kujtesa, konkludimi logjik dhe aftësia e përqendrimit të tyre janë testuar me ndihmën e shtatë testeve. Autorët e studimit shtojnë se afër 1/3 e personave me diabet tip 2 në këtë moshë (ndërmjet 60 dhe 75-vjeçare), kanë vështirësi me episodet e përqendrimit të ulët të sheqerit në gjak

Studimet e mëparshme kanë treguar se diabeti tip 2 shton prirjen për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer (gjatë të cilës bien funksionet psikike, në radhë të parë kujtesa, mendimi dhe inteligjenca).


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori