LAJMI I FUNDIT:

Çaji i nxehtë mund të shkaktojë tumor të fytit

Çaji i nxehtë mund të shkaktojë tumor të fytit

Në bazë të një studimi të publikuar në revistën "British Medical Journal", njerëzit të cilët pinë çaj të nxehtë janë të rrezikuar për t’u sëmurë nga kanceri i fytit.

Kanceri i ezofagut, deri më tani ka qenë i lidhur me pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit, ndërsa sipas studimeve të reja, edhe pijet e nxehta mund të konsiderohen si faktorë të rrezikut, për faktin se e dëmtojnë mukozën edhe indet e fytit dhe ezofagut.

Shkencëtarët iranianë kanë analizuar rajonin Golestan, ku është shkalla më e lartë e kancerit të ezofagut në botë, ndërsa banorët pinë mesatarisht një litër çaj të nxehtë në ditë, derisa duhani dhe alkooli konsumohen shumë pak.

Rezultatet kanë treguar se konsumimi i çajit të nxehtë deri në 65 °C dyfishonte rrezikun e shfaqjes së kancerit të fytit dhe ezofagut, ndërsa konsumimi i çajit më të nxehtë se 70 °C, e tetëfishonte këtë rrezik.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori