Në depon e Ministrisë së Shëndetësisë të enjten ka arritur sasia e porositur e Interferonit beta. Sasia e barnave të porositura do të jetë në dispozicion të pacientëve dhe vlera e përgjithshme është rreth 500 mijë euro, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Shëndetësië.
Kjo është hera e parë që Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar pacientët e sklerozës multiple me interferon beta, ndërsa Këshilli profesional për trajtimin sklerozës multiple do të ndërmarrë të gjitha veprimet që barnat të shpërndahen në pajtueshmëri me ligjet në fuqi, bëhet e ditur në komunikatë.
Në pajtim me nevojat e mëdha të pacientëve të shumtë me sklerozën multiple, kërkesës së Këshillit profesional që trajton në forma medikamentoze sklerozën multiple, mundësive buxhetore dhe gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen e trajtimit të suksesshëm të kësaj sëmundjeje, gjatë nëntorit 2008 ka filluar procedura për furnizim me Intereferon beta.
Në treg gjenden disa lloje të medikamenteve që trajtojnë Sklerozën multiple dhe Ministria e Shëndetësisë ka emëruar komisionin e vlerësimit i cili në pajtim me performasat e dhëna ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet që kjo procedurë të kryhet sa më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës