LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi i nënës thelbësor për shëndetin e fëmijës

Ushqimi i nënës thelbësor për shëndetin e fëmijës

Që më parë është ditur se ushqimi i nënës gjatë shtatzënisë ka ndikim të madh në zhvillimin e fetusit. Ndërsa një studim i ri tregon se edhe konsumimi i yndyrave nga shtatzënat mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës në jetën e mëvonshme.

Shkencëtarët kanë zbuluar se fëmijët edhe të nënave të trasha edhe të atyre të dobëta, të cilat gjatë shtatzënisë kanë konsumuar sasi të konsiderueshme të yndyrave, janë të rrezikuar për të zhvilluar steatozën joalkoolike të mëlçisë.

Po ashtu është vërtetuar se të njëjtat nëna, nëse në shtatzëninë e radhës kanë konsumuar më pak yndyra, atëherë rreziku i fëmijës tjetër ka qenë shumë më i vogël për t’u sëmurë nga kjo sëmundje e mëlçisë.

Autorët e studimin kanë ardhur në përfundim se fetusi gjatë zhvillimit është shumë i ndjeshëm nga yndyrat të cilat i konsumon shtatzëna, pavarësisht peshës trupore të cilën e ka ajo.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori