LAJMI I FUNDIT:

Enzima që ndalon kancerin

Enzima që ndalon kancerin

Shkencëtarët kanë arritur të ndërtojnë modelin e plotë të enzimës, e cila ka për qëllim kontrollimin e rrjetit sinjalizues, bllokimi i të cilës mund të pengojë zhvillimin e kancerit.

Në një hulumtim nën mbikëqyrje të shoqatës britanike “Cancer Research UK”, me anë të kombinimit të disa metodave dhe modelimit, është krijuar modeli tredimensional interaktiv i enzimës ‘protein kinaza B’ (PKB).

PKB është rregulluesi kryesor i rrugëve sinjalizuese të cilat përcaktojnë sjelljen e qelizave. Gabimet në këtë rrugë krijojnë mundësitë për zhvillimin kancerit, kështu që vjen deri te aktivizimi i tepruar i kësaj enzime.

Ekspertët pohojnë se zbulimi, i cili shpjegon se si kjo enzimë vepron, do të krijojë ide në kuptimin e mekanizmit të protein kinazës B dhe në zhvillimin e terapive të reja të cilat do ta kenë shënjestër bllokimin e kësaj enzime.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori