LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët kanë nevojë për më shumë vitaminë D

Fëmijët kanë nevojë për më shumë vitaminë D

Një studim i ri ka treguar se fëmijët kanë nevoja ditore prej 2.000 IU (njësi ndërkombëtare) të vitaminës D, që është dhjetë herë më shumë sesa sasia e rekomanduar prej 200 IU.

Shkencëtarët kanë zhvilluar dy studime: një studim të gjatë dhe një të shkurtë, te fëmijët e moshave, ndërmjet 10 dhe 17 vjet.

Në studimin e shkurtë kanë marrë pjesë 25 nxënës të cilët gjatë tetë javëve kanë marrë nga 2.000 IU vitaminë D në ditë.

Ndërsa në studimin e gjatë kanë marrë pjesë 340 nxënës të cilët po ashtu kanë marrë nga 2.000 IU vitaminë D në ditë, mirëpo në një periudhë prej një viti.


Rezultatet kanë treguar se të gjithë fëmijët të cilët kanë marrë nga 2.000 IU vitaminë D në ditë, kanë arritur vlerën optimale të nevojshme për shëndetin e mirë të eshtrave dhe të gjithë organizmit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori