LAJMI I FUNDIT:

Kakao për diabetikët

Kakao për diabetikët

Një filxhan kakao e pasuruar me sasi shtesë të antioksidantëve mund ta përmirësojë funksionimin e enëve të gjakut te personat me diabet, kanë njoftuar shkencëtarët gjermanë.

Studimi i realizuar në Klinikën Universitare të Aachenit, ka treguar se konsumimi ditor i tre filxhanëve me lloje të kakaos të cilat përmbajnë sasi më të madhe të antioksidantit flavanol, mund ta kthejë funksionin normal të enëve të gjakut për vetëm një muaj.

Sipas revistës, Journal of the American College of Cardiology, niveli i lartë i sheqerit te personat me diabet mund ta dëmtojë murin e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë ta zvogëlojë fleksibilitetin e tyre, rrit shtypjen e gjakut dhe rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Flavanolet, janë antioksidantë të pranishëm në disa pemë dhe perime, çajin e gjelbër dhe verë, ndërsa shkencëtarët besojnë se ndikimi i tyre në sistemit vaskular bazohet në lidhjen e tyre me oksidin e azotit, lidhje kimike e cila është e rëndësishme për zgjerimin dhe ngushtimin e enëve të gjakut.


Studiuesit në studim kanë përdorur një lloj të kakaos e cila tani për tani nuk është në shitje.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori