LAJMI I FUNDIT:

Shqetësimi dobëson zemrën

Shqetësimi dobëson zemrën

Një hulumtim i ri dëshmon se njerëzit me çrregullim afatgjatë të shqetësimit, i cili definohet si ndjenjë e theksuar e frikës dhe shqetësimit, kanë rrezik të shtuar për të pësuar sulm në zemër. Megjithatë, e mira është se edhe frika shërohet.

Hulumtimin e kanë kryer shkencëtarët nga universiteti South Carolina në Los Angeles. Ata kanë analizuar 735 meshkuj dhe kanë zbuluar lidhjen në mes të çrregullimit të shqetësimit dhe sëmundjes së zemrës: sa më gjatë që personi ka pasur çrregullim shqetësimi, aq më i madh ka qenë rreziku që ata të kishin probleme me zemër.

Ata të cilët kanë pasur çrregullimin më të rëndë të shqetësimit, janë përballur edhe me më shumë se 40% të rrezikut për sulm në zemër.

Doktori Biing-Jiun Shen, asistent profesor i psikologjisë në universitetin e përmendur, ka komentuar: "Ajo çfarë shohim është shumë më shumë sesa që mund të sqarojmë me fenomene si shtypja e gjakut, trashësia, kolestoroli, vitet, cigaret, nivelet e sheqerit në gjak dhe faktorët tjerë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare".


Megjithatë, ekspertët kanë shtuar se shqetësimi është sëmundje “shumë e shërueshme” dhe u kanë rekomanduar terapi njerëzve të cilët vuajnë nga sulmi i panikut, fobisë sociale apo të cilët gjithmonë janë të pushtuar nga brengosjet.

Hulumtimi është publikuar në revistën Circulation.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori