LAJMI I FUNDIT:

Si të zgjasni jetën për 14 vjet?

Si të zgjasni jetën për 14 vjet?

Nëse largoni nga vetja një ves të dëmshëm, gjendja shëndetësore do t'ju përmirësohet për 80 për qind. Po që se hiqni qafe edhe një dhe pranoni dy të mira, do të jetoni 14 vjet më gjatë. Cilat vese?

Ata të cilët pinë alkool me masë, ushtrojnë rregullisht, nuk pinë duhan dhe hanë pesë pemë e perime në ditë, jetojnë mesatarisht 14 vjet më gjatë sesa njerëzit të cilët nuk praktikojnë asnjërën nga këto vese.

Një numër jashtëzakonisht i madh i fakteve dëshmojnë që veset e sipërpërmendura kontribuojnë në jetë më të shëndoshë dhe më të gjatë, mirëpo studimi i ri i konkretizon dobitë. Këto rezultate dëshmojnë që edhe ndryshimet më të vogla në mënyrën e jetesës mund të kenë dobi të mëdha për shëndetin, porosisin autorët britanikë.

Në periudhën kohore prej vitit 1993 deri në 1997, shkencëtarët kanë anketuar 20.000 meshkuj të shëndoshë dhe femra nga Britania e Madhe. Së bashku me anketimin ata i kanë matur atyre shtypjen e gjakut dhe vitaminën C, që dëshmojnë sa ata ushqehen me pemë dhe perime.

Kanë dëshmuar që ndikimin më të madh në jetëgjatësi ka ndërprerja e pirjes së duhanit, që do të sillte deri tek përmirësimi i shëndetit për 80 për qind. Pas kësaj pason të ushqyerit me pemë e perime.


Konsumimi me masë i alkoolit dhe ushtrimet trupore janë po ashtu të dobishme, kanë konkluduar Kay-Tee Khaw dhe kolegët e tij nga University of Cambridge dhe Medical Research Council.

"Të pajisur me këto informata doktorët tani janë në pozitë më të mirë për të nxitur ndryshime, të cilat do të avancojnë jetën e personave në moshë mesatare dhe atyre më të vjetër", kanë thënë shkencëtarët.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori