LAJMI I FUNDIT:

Vaj peshku për bel më të hollë

Vaj peshku për bel më të hollë

Vaji i peshkut përmirëson qarkullimin e gjakut në muskuj dhe ndihmon djegien e yndyrës. Një eksperiment i kryer e ka dëshmuar këtë gjë, prandaj ata të cilët e kanë konsumuar vajin kanë humbur më së shumti shtresat yndyrore në trupin e tyre.

Vaji i peshkut i shërben mirë zemrës, trurit, lëkurës dhe disponimit, ndërsa mund të ndihmojë edhe në djegien e yndyrës trupore. Posaçërisht nëse pos marrjes së vajit, bëni edhe ushtrime fizike.

Hulumtuesit kanë ndarë një numër vullnetarësh në 4 grupe, me katër regjime të ndryshme të ushqimit. Grupi i parë ka marrë 6 kapsula nga 1 gram vaj të tunës në ditë; grupi i dytë, krahas konsumimit të vajit edhe ka ushtruar (kanë ecur tri ditë në javë, nga 45 minuta); grupi i tretë ka marrë vaj placebo; ndërsa grupi i katërt pos konsumimit të vajit placebo, ka bërë edhe ushtrime fizike.

Masa e kalorive nuk ka qenë e përcaktuar në asnjërin nga grupet.


Pas 12 javësh grupi i cili ka marrë vaj peshku ka humbur dukshëm më shumë yndyrë trupore, sesa ata që kanë qenë në grupin që ka konsumuar vaj placebo. Ndërkaq grupi i cili së bashku me vajin e peshkut, ka kryer edhe ushtrime fizike, ka humbur më së shumti yndyrë trupore.

Edhe faktet tjera shkencore tregojnë që acidi yndyror, omega-3, posaçërisht DHA-ja, nxitë djegien qelizore të yndyrës, pohon njëri nga bashkautorët e studimit, profesori Peter Howe nga Universiteti i Australisë Jugore.

Pos kësaj, vaji i peshkut përmirëson qarkullimin e gjakut në muskuj, që u ndihmon njerëzve me qarkullim të dobët të kenë më shumë dobi nga ushtrimet trupore.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori