LAJMI I FUNDIT:

Alkooli ua ha zemrën heshturazi

Alkooli ua ha zemrën heshturazi

Dehja, megjithatë, nuk është diçka për t’u tallur. Kllapia e alkoolit përcillet nga shtypja e lartë e gjakut dhe takikardia (rrahje më të shpejta të zemrës), dridhjet dhe djersitja. Mund të përfundojë me sulm në zemër përderisa, pothuajse 25 për qind e rasteve të kllapisë së pashëruar, përfundojnë në fatalitet.

Alkoolistët janë në maje të listës së personave me rrezik të shtuar nga sëmundjet kardiologjike, madje edhe pasi të kanë ndërprerë pirjen, si rezultat i pasojave që alkooli i lë në sistemin e tyre nervor, ka deklaruar profesori, Karl-Juergen Baer, nga Fakulteti i Mjekësisë “Jeni” në Gjermani.

Problemet kardiologjike shpesh nuk zhduken as pas procesit së heqjes dorë nga alkooli. Sa më i madh të jetë dëmtimi i sistemit nervor, që më së shpeshti është i pakthyeshëm, aq më i madh është rreziku nga manifestimi i simptomave fizike, të njohura si kllapia alkoolike.

Kllapinë mund të shkaktojë konsumim shumëvjeçar i alkoolit e cila, në mënyrë graduale, dëmton sistemin nervor parasimpatik, për shkak të së cilës pamundësohet funksioni normal i zemrës, për pasojë vjen edhe deri te aritmia e saj.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori