LAJMI I FUNDIT:

Gratë janë mbretëresha të ftohjeve

Gratë janë mbretëresha të ftohjeve

Edhe pse ekziston mendimi se, meshkujt janë gjinia më e dobët, kur janë ftohjet në pyetje, duket që kjo është vetëm një mit. Në fakt, studimi më i ri britanik dëshmon që, femrat më shpesh marrin ditë të lira pushimi, kur kanë simptoma të ftohjes dhe gripit.

Dy të tretat e meshkujve do të paraqiten në punë përkundër ftohjes, derisa këtë gjë do ta bëjnë vetëm gjysma e grave. Mirëpo, edhe në mesin e meshkujve ekzistojnë disa dallime. Hulumtimi i kryer në Anglinë veriperëndimore dëshmon se, punëtorët më të qëndrueshëm, janë ata të cilët punojnë në prodhim. Në fakt, madje 70 për qind e meshkujve, mes moshave 45 e 55 vjeç, përkundër sëmundjes shkojnë në punë.

Hulumtimi ka përfshirë 2.000 persona të moshës madhore, të cilët gjatë vitit të fundit kanë pasur simptoma të ftohjes e gripit, e është dëshmuar që madje 64 për qind e meshkujve i kanë injoruar simptomat e sëmundjes dhe kanë shkuar në punë, derisa të njëjtën gjë e kanë bërë 54 për qind e femrave.

Mirëpo hulumtimi dëshmon që meshkujt dhe femrat, në mes moshave 45 e 55 vjeç, janë më të gatshëm të ngrihen nga krevati dhe të shkojnë në punë, për dallim nga kolegët e tyre më të rinj.

Femrat në mes moshave 18 e 24, të cilat punojnë nëpër hotele, agjencitë e udhëtimit dhe marrëdhënie me publikun, janë kategoria më e prekur.


Edhe të punësuarit nëpër spitale, më me dëshirë qëndrojnë në shtëpi, andaj hiç më pak se 65 për qind e të anketuarve kanë pranuar që i kanë zmadhuar simptomat, vetëm që të mos shkojnë në punë. Në mesin e tyre janë edhe ekspertët e teknologjisë informative (IT), avokatët dhe llogaritarët, të cilët i kanë fryrë edhe simptomat më të vogla.

Pos ftohjes, shumë të punësuar, në mënyrë që një ditë të qëndrojnë në shtëpi, kanë trilluar arsyetime bizare. Kështu që udhëheqësve të tyre u kanë thënë që e kanë macen në depresion, që u ka ngordhur miu, që nuk mund të gjejnë protezën e dhëmbëve, që iu dhemb truri, që iu është djegur qeni, që iu ka shpërthyer mëngjesi në mikrovalë, e madje edhe që duhet të bëjnë treg ditën e parë të zbritjes së çmimeve.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori