LAJMI I FUNDIT:

Edhe meshkujt do të duhej të ndalonin pirjen e duhanit

Edhe meshkujt do të duhej të ndalonin pirjen e duhanit

Jo vetëm gratë, por edhe burrat të cilët dëshirojnë fëmijë, do të duhej të ndalonin së piri duhan para fillimit të fëmijës, sepse për shkak të mutacionit të gjenit do të mund të vinte deri tek dëmtimi i pasardhësit, kanë thënë të hënën shkencëtarët gjerman.

“Meshkujt me anë të pirjes së duhanit rritin rrezikun për bartjen e gjeneve të dëmtuara tek pasardhësit, e kjo mund të rezultojë me dëmtim kongjenital”, ka thënë profesori Dieter Kohler nga Shoqata gjermane për pulmologji dhe sistem të frymëmarrjes.

Meshkujt të cilët dëshirojnë të bëhen prindër, do të duhej të prisnin një kohë në mes të lënies së duhanit dhe fillimit të shtatzënisë së partnerit. Sa më shumë që kanë pirë, aq më i madh është numri i mutacioneve të gjeneve të tyre, ka dëshmuar studimi kanadez i kryer në meshkujt e minjve laboratorik.

Edhe më herët dihet që pirja e duhanit tek femrat mund të dëmtojë shëndetin e frytit.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori