LAJMI I FUNDIT:

Marihuana e tepërt shton dhimbjet

Marihuana e tepërt shton dhimbjet

Pirja e sasisë të mëdha të marihuanës për qëllime terapeutike, për hir të zbutjes së dhimbjeve, mund të ketë efekt të kundërt, kanë vërtetuar shkencëtarët.

Veçmë një kohë dihet që marihuana ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të pacientëve, të cilët vuajnë nga sëmundjet e rënda si kanceri, për të cilën gjë në disa shtete është e pranishme për qëllime mjekësore. Tani është dëshmuar se dozimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm por se, marrja e tepërt e marihuanës, vetëm mund të shtojë dhimbjet.

Është dëshmuar se pjesëmarrësit e studimit (përndryshe të shëndoshë, me ‘dhimbje të shkaktuara artificialisht’) i cili është kryer në University of California pesë minuta pas tymosjes së joint-it, nuk kanë ndier zbutje të dhimbjeve, megjithatë pas 45 minutash gjendja tek ata të cilët kanë tymosur sasi të caktuar ka qenë shumë më e mirë. Në anën tjetër, të anketuarit të cilët kanë marrë dozë më të fortë të marihuanës janë ankuar në shtimin e dhimbjeve.

Përkundër kësaj, një pjesë e shkencëtarëve janë skeptik ndaj rezultateve të këtij studimi, sepse ai është kryer me pacientët e sëmurë nga kanceri apo skleroza e shumëfishtë, sëmundje këto tek të cilat marihuana më së shpeshti përdoret për të zbutur dhimbjet.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori