Hulumtuesit të cilët ishin nismëtarë të krijimit të "miut të dizajnuar" për të gjurmuar rolin e gjeneve të ndryshme në zhvillimin dhe në sëmundjet e njeriut, kanë fituar çmimin Nobel 2007 për mjekësi, ka bërë të ditur sot Instituti suedez Karolinska.
Shpërblimi prestigjioz prej 1 milion eurosh do tu takojë studiuesve Mario Capecchi, Martin Evans dhe Oliver Smithies për ndihmën e tyre në zbulimin “e rolit të një numri gjenesh në zhvillimin embrional, fiziologjinë, plakjen dhe sëmurjen e të rriturve”.
Në vitin 2001, të tri fituan Çmimin Albert Lasker për Hulumtime Bazike Mjekësore, çmim që shihet si një version amerikan i Nobelit, pasi që shumica e fituesve të këtij shpërblimi janë bërë laureat edhe të Nobelit.
Capecchi dhe laureati tjetër Smithies, janë shtetas amerikan, derisa Evans është britanik.
“Ajo çfarë ne kemi zhvilluar është një mënyrë e modifikimit të gjeneve tek miu, e cila na lejon të modelojmë çrregullimet tek njerëzit, studimin e patologjisë së tyre si edhe… zhvillimin e terapisë së re”, ka thënë Capecchi për Reuters.
Studimet e Capecchi dhe Smithies kanë treguar se gjenet mund të shenjëstrohen drejt një caku, të modifikohen dhe korrigjohen nëse janë me defekte. Evans ka treguar mënyrën se si kjo mund të arrihet duke izoluar tek miu qelizat e përbashkëta mëmë (qelizat prej të cilave krijohen të gjitha qelizat tjera të ndryshme të organizmit).
Mjekësia është tradicionalisht çmimi i parë që shpërndahet çdo vit. Çmimi për të arriturat në shkencë, literaturë dhe paqe, që mbart emrin e Alfred Nobel, për të parën herë është ndarë në vitin 1901, në pajtim me dëshirën e milionerit Suedez.
Nesër do të zbulohet çmimi për fizikë, të mërkurën për kimi, për literaturë të enjten dhe Çmimi Nobel për Paqe do të laureohet të premten në Oslo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale