LAJMI I FUNDIT:

Mos e hidhni lëvorën e mandarinës!

Mos e hidhni lëvorën e mandarinës!

Shkencëtarët britanikë janë aq të impresionuar me ndikimin e përmbajtjes nga lëvorja e mandarinës, sa që e kanë patentuar zbulimin e tyre, duke hapur fabrikë për prodhimin natyror të ilaçit kundër kancerit.

Lëvorja e mandarinës do të mund të ndihmonte në luftën kundër tumorit. Në fakt, qelizat e kancerit të njeriut, të cilat përmbajnë enzimën P450 CYP1B1, janë të dëmtuara me substancën salvestrol Q40, të cilën e përmban lëvorja e mandarinës, kanë publikuar shkencëtarët e Leicester School of Pharmacy.

Ky zbulim do të mund të sillte deri tek mënyrat e reja të shërimit të kancerit të gjirit, mushkërive dhe vezoreve.

Kimisti mjekësor, Dr. Hoon L. Tan, thotë: "Është jashtëzakonisht interesante të gjesh përmbajtje në ushqim, i cili në mënyrë aq specifike sulmon kancerin. Salvestrolet ofron zgjidhje të reja".


"Në fakt, mungesa e konsumimit të salvestrolit në të ushqyerit bashkëkohorë, është pasojë e asaj që njerëzit çdo ditë e më pak përdorin lëvoret e fruteve. Ky do të mund të ishte njëri prej shkaktarëve kryesorë të numrit çdo ditë e më të madh të kancerit", ka thënë ai.

Zbulimi është paraqitur në konferencën britanike të farmaceutëve të mbajtur në Manchester.

Shkencëtarët përmendin se ky është vetëm hapi i parë drejt zbulimit të ilaçit, i cili në treg do të mund të paraqitej për pesë deri në shtatë vjet.

Ekipi hulumtues është aq i çuditur me zbulimin, saqë ka hapur kompaninë Nature’s Defence Investments, me të cilën dëshiron të mbrojë zbulimin e tij. Anëtarët e ekipit shpresojnë se do të arrijnë të prodhojnë ilaçin natyror kundër kancerit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori