LAJMI I FUNDIT:

Të përbashkëtat e deodorantit dhe kancerit të gjirit

Të përbashkëtat e deodorantit dhe kancerit të gjirit

Shkencëtarët kanë zbuluar lidhjen e mundshme në mes të kancerit të gjirit dhe deodorantit.

Në fakt, përqendrimi i lartë i aluminit, që është përmbajtja 90 për qindëshe e deodorantëve, është gjetur në lëkurën e gjirit të femrave të cilat kanë pasur kancer dhe u janë nënshtruar largimit të gjirit.

Shkencëtarët edhe më herët kanë tërhequr vëmendjen në lidhjen e mundshme të llojit të këtij kanceri dhe përdorimit të produkteve kundër djersitjes, posaçërisht nëse ato përdoren menjëherë pas rrojës. Në fakt, besohet se alumini nga produkti kundër djersitjes mund të absorbohet në lëkurë, i cili, kur futet njëherë në tru, sillet si hormoni estrogjen i cili ka rolin e krijimit dhe zhvillimit të kancerit të gjirit.

Tek të gjitha pacientet, hulumtuesit kanë gjetur nivel dukshëm më të lartë të aluminit në hapësirën rreth gjirit, sesa në pjesët tjera të trupit. Mirëpo, përkundër kësaj ata nuk kanë zbuluar lidhjen e drejtpërdrejtë në mes të aluminit i cili ka qenë në trup dhe produktit kundër djersitjes.


Kundërshtuesit e këtij hulumtimit, i cili është kryer te 17 paciente, thonë se, kanceri i gjirit është sëmundje komplekse, dhe se shkaktarët e saj në shumicën e rasteve janë të panjohur.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori