LAJMI I FUNDIT:

Të shëndetshëm me një copë çokolate të errët në ditë

Të shëndetshëm me një copë çokolate të errët në ditë

Një copë çokolate e errët në ditë, zvogëlon shtypjen e gjakut, ndërsa nuk paraqet rrezik për shtimin e peshës, ka vërtetuar një hulumtim i kryer gjatë këtyre ditëve.

Ekipi i shkencëtarëve gjermanë ka ardhur në përfundim se, një sasi e vogël e çokolatës së errët, është variant më i mirë për zvogëlimin e shtypjes së gjakut se sa dietat tradicionale jokalorike, të cilave është vështirë t’u qëndrosh besnik për një kohë të gjatë.

Hulumtimet e mëhershme kanë dëshmuar se konsumimi i sasisë së ushqimit që përbën kakao, mund të zvogëlojë shtypjen e gjakut. Megjithatë ka ekzistuar edhe dyshimi se, zvogëlimi i shtypjes së gjakut në këtë mënyrë, mund të kishte afekt të dyfishtë, për shkak të sheqerit, yndyrës dhe kalorive që përmban çokolata.

Sipas rezultateve të fituara, është bërë e ditur se, çokolata e errët zvogëlon shtypjen e gjakut pa ndikuar në peshën e personit, plazmën e gjakut ose sheqerin. Te personat që kanë konsumuar çokolatë të bardhë, shtypja e gjakut nuk kishte ndryshuar fare.


Shkencëtarët këto rezultate i kanë botuar në revistën shkencore, “Journal of American Medical Association”.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori