Doni të dukeni e mrekullueshme, e freskët në ditën tuaj të dasmës? Sigurisht që mundeni, por përgatitja duhet nisur muaj më parë.
Më poshtë do mund të lexoni disa këshilla nga Class Make Up Studio si ta arrini.
Theksoni tiparet më të bukura
Nxirrni në pah lëkurën rrezatuese me një grim të lehtë që të dukeni sa më e freskët, sytë mund t’i lyeni duke përdorur një hije tek pjesa e bishtit që ata të duken sa më të mëdhenj dhe të bjerë në pah bukuria e tyre. Për buzët mund të përdorni një buzëkuq që të përmirësojë buzëqeshjen tuaj. Në qoftë se gjatë jetës së përditshme ju jeni natyrale, atëherë ju këshillojmë që ta konsideroni ditën tuaj të dasmës një përjashtim.
Buzëkuqi, element shumë i rëndësishëm
Kujdesuni për buzët para kohe dhe shmangni tharjet dhe plasaritjet e tyre në ditën tuaj të dasmës. Filloni përgatitjet të paktën një javë para dasmës ose flisni me artisten tuaj të grimit për këtë detaj kaq të rëndësishëm.
Trajtojeni në mënyrë të veçantë fytyrën tuaj, sidomos pak kohë para dasmës
Mbajtja e një regjimi konstant të kujdesit ndaj lëkurës është e rëndësishme, por me afrimin e ditës së dasmës duhet të filloni të kujdeseni më shumë.
Bëni një takim me një dermatolog gjashtë muaj para dasmës për t’ju ndihmuar që të eliminoni njollat kafe që mund të keni, pikat e zeza etj. dhe mos harroni, përdorni gjithmonë krem me faktor mbrojtës (SPF), jo vetëm gjatë verës por edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Të mos eksperimentoni me produktet e reja, të paktën një muaj përpara dasmës
Çdo produkt të ri, sikur thjesht dylli që do përdorni për vetullat apo trajtimet estetike që doni t’i bëni lëkurës, duhet ta testoni të paktën një muaj përpara. Në këtë mënyrë nëse ju keni një reagim të papritur ndaj tyre, ka mjaft kohë për të rregulluar dhe përmirësuar gjendjen e lëkurës dhe trupit tuaj.
Hidratimi i lëkurës
Midis freskisë së ambientit jashtë dhe të nxehtit në shtëpi, lëkura e thatë është mëse e zakonshme në ditët e vjeshtës. Duket si një problem i pashmangshëm, por ka gjithmonë këshilla që duhen ndjekur. Ju duhet të pini shumë më shumë ujë, përveçse të përdorni një hidratues të pasur dhe nëse është e nevojshme, një serum hidratues, për t’i rikthyer ndriçimin lëkurës tuaj.
Kujdes me dietat dhe ushqimin
Mos ndërmerrni dieta drastike përpara dasmës, sepse do gjendeni në një situatë shumë të sikletshme.
Fillimisht, do keni probleme me fustanin , nuk do ju bëj më ose kërkon shumë ndërhyrje, të cilat nuk mund të realizohen në ditën që ju keni dasmën. Shpesh dobësimi vë në pah defektet, sidomos ato të fytyrës dhe jo të gjithë duken bukur në fytyrë kur dobësohen, ndaj bëni kujdes me këtë element. Hani më mënyrë të shëndetshme që të shkëlqeni dhe të dukeni si një princeshë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKur foshnjat fillojnë të njohin emrin e tyre?
Manikyri francez po rikthehet, por jo si dikur
Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!
Si ta bëni depilimin e zonës intime më pak të dhimbshëm, sipas ekspertëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve