LAJMI I FUNDIT:

Amber Rose, tani me flokë të kaltra

Amber Rose, tani me flokë të kaltra

31-vjeçarja Amber Rose u shfaq me pamjen e saj të re, ndërsa mbërriti në Penthouse Nightclub në Hollywood.

Sipas Daily Star, ky ndryshim i pamjes së Amber mund të lidhet me gjendjen jo të mirë shpirtërore të sajën, pasi pak ditë më parë ajo postoi një foto në Instagram, ku puthej me ish-bashkëshortin Wiz Khalifa.

Nën foto ajo shkroi se reperi ishte dashuria e jetës së saj, duke kërkuar kështu një rikthim me babanë e djalit të saj, ndonëse Khalifa është i lidhur me Chandra Davis.


Amber Rose dhe Wiz Khalifa u lidhën në 2011-tën. për t’u martuar dy vjet më pas duke pasur edhe një fëmijë bashkë. Çifti u divorcua në shtator të vitit 2014. /Telegrafi/