Kjo maskë rrit gjatësinë dhe volumin e flokëve nga 5 deri në 10 centimetra në muaj.
Një ndër problemet kryesore që përballen shumë vajza e gra, janë flokët që rriten ngadalë, ose kanë pësuar rënie.
Disa femra kanë shumë dëshirë që të kenë flokë më të gjatë dhe të mund të “luajnë” me to duke bërë modele të ndryshme.
Në ndihmë i vjen kjo maskë natyrale, pa koncentrate dhe pa materiale kimike apo të tjera të dëmshme.
Maska përbëhet nga mustardë pudër, i cili është dhe përbërësi kryesor që e bë flokun të rritet, pasi pastron rrënjën dhe nxit qarkullimin e gjekut.
Mustarda është produkt që përdoret gjerësisht për shije në produktet e fast-food, sidomos për të shoqëruar salsiçet.
Cilët janë të gjithë përbërësit e kësaj maske
▪ Dy lugë gjelle mustardë pudër
▪ 10 lugë gjelle uji për ta tretur
▪ Një e verdhë veze
▪ Dy lugë gjelle vaj ulliri
▪ Pak sheqer
Si ta përgatisni maskën
Vendosni ujin në një enë në zjarr dhe zieni. Ndërkohë që ka nisur të ziejë, shtoni mustardën që ta tretni dhe më pas, shtoni të gjithë përbërësit e tjerë një e nga një.
Gjatë kësaj kohe përzieni mirë lëndën.
Aplikojeni maskën e përgatitur, pasi të ketë temperaturë të durueshme në kokë, por vetëm në rrënjë, duke mos lyer flokët.
Kujdesuni që vetëm rrënja të bëhet me këtë maskë dhe jo flokët!
Kjo maskë duhet mbajtur për 15 minuta dhe mund të përdoret një herë në javë.
Kujdes! Nëse jeni alergjikë ndaj mustardës, mos e bëni këtë maskë.
Për të kuptuar nëse jeni alergjik ndaj mustardës (nëse nuk e dini), aplikojeni pak në qafë për ta kuptuar. Nëse lëkura ju irritohet, mos e bëni këtë maskë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?
Keni flokë të thatë? Ky është gabimi më i zakonshëm që bëjmë kur lahemi
Prindërit nuk duhet t'i detyrojnë kurrë fëmijët e tyre të bëjnë ndonjë nga këto pesë aktivitete
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
Ky aksesor praktik po rikthehet me modë falë ikonave si Jennifer Lawrence
Gratë mbi 40 vjeç mund të 'zbusin rrudhat' me këtë produkt të kujdesit të lëkurës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze