LAJMI I FUNDIT:

Shpëtimi nga celuliti dhe flashkësia

Shpëtimi nga celuliti dhe flashkësia

Depozitimet dhjamore zvogëlohen me radiovalë, madje me aq efektivitet, sa ndryshimi bie në sy menjëherë pas procedurës.

Disa aparate për modelimin radiofrekuencë mund të tregohen në mënyrë të tillë, që frekuenca e valëve të rritet me 30-40 për qind. Impulsi depërton më thellë dhe arrin deri në depozitimet celulite.

Valët shkatërrojnë "hojet" dhe shpërbëjnë dhjamin e grumbulluar. Depozitimet dhjamore zvogëlohen, madje me aq efektivitet, sa ndryshimi bie në sy menjëherë pas procedurës. Pas një kursi 6-8 procedurash, pacientët mbeten shumë të kënaqur, sidomos femrat 20-40 vjeç.

Përmes modelimit radiofrekuencë, i cili është pa dhimbje, niveli i yndyrës nën lëkurë shkrihet me prodhimin e kolagjenit dhe jep një paraqitje më pak të fryrë.


Ky tip trajtimi është më efikas në dispozicion me efektin për heqjen qafe të celulitit, sepse një herë që yndyra shkrihet, eliminohet nga nyjet limfatike.

Dhimbjet: 4-5: Gjatë seancës shfaqet ndjesia e djegies
Kohëzgjatja: 10 minuta në secilën anë
Efekti: deri në 2 vjet, ndoshta edhe më shumë
/Telegrafi/