LAJMI I FUNDIT:

Makijazhi i duhur për mbrëmjen festive

Makijazhi i duhur për mbrëmjen festive

Si çdo fundvit na kap ankthi: si të dukemi dhe çfarë do të veshim? Disa prej nesh e përjetojnë edhe më shpesh këtë lloj krize idesh. Pikërisht për këtë arsye ua propozojmë disa ide festive për makijazh që të shkëlqeni këtë natë.

Adea Shabani
grimere profesioniste
tel. +49 162 9011098
adeashabanimua@hotmail.com

Vitin e Ri, gjithmonë duhet ta përjetojmë si ndonjë fillim të ri, andaj kurrë nuk hezitojmë t’i provojmë gjërat e reja. Është me rëndësi që grimi, këtë natë, të përshtatet me veshjen tuaj. Thjeshtësia e kombinuar me ngjyrat e duhura janë alternativa më e mirë për t’u dukur në çdo çast joshëse.

Për një veshje shumëngjyrëshe, grimi më i përshtatshëm është “Smokey Eyes”. Përzgjidhni nuancat e hirta ose të zeza, një ‘eyeliner’ i zi dhe, gjithashtu, nuk duhet harruar një maskara ngjyrë të zezë.Kush e preferon grimin më të lehtë mund të bëjë një grim sipas trendit më të kërkuar për fundvit: sytë ngjyrë ari dhe buzët e kuqe, të cilat përshtaten në mënyrë perfekte me këtë pamje. Mirëpo, keni kujdes: që të përshtateni, buzët duhen të kenë një nuancë identike sikurse fustani.


Për një dukje elegante dhe të pastër me një fustan të zi, përshtatet një vijë e plotë dhe e dukshme në kapak të syrit me një ‘eyeliner’ ngjyrë të zezë. Pastaj, vendosni një buzëkuq të ndezët.Është e rëndësishme të mos harroni të vendosni në fytyrë pudër të çelur me nuancë porcelan për një ten të freskët. Kjo pamje paraqet femrën shumë ‘sexy’ dhe mund të kombinohet gjithashtu me një veshje më të thjeshtë, për shembull pantallona të thjeshtë dhe një bluzë të zezë elegante.

Nëse vendosni të vishni një fustan ekstravagant, i cili nëse është me ngjyrë të vëmendshme ose një prerje speciale, rekomandohet të bëni një grim sa më hijshëm me një ngjyrë natyrale në kapakun e syve dhe një buzëkuq me nuancë nude. Pikërisht për këtë rast, është me rëndësi që fustani të jetë në qendër të vëmendjes dhe grimi të jetë sa më i lehtë, sa për t’ua dhënë një pamje të sofistikuar.Të domosdoshme për këtë natë të veçantë janë edhe qepallat artificiale! Ato bëjnë shikimin më "intensiv" dhe dukjen e grimit më të theksuar. Pa marrë parasysh a është pamja ‘Smokey Eyes’ apo i thjeshtë dhe elegant, me qepallat artificiale nuk mund të gaboni asnjëherë! /Telegrafi/ Adea Shabani

Cover Photo: Nora Fejza
Photo: Besim Mydyti

Në trend Femra

Më shumë
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore

Femra
Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

Për nënat
Ky model flokësh po rikthehet dhe ne mendojmë që duhet ta provoni!

Ky model flokësh po rikthehet dhe ne mendojmë që duhet ta provoni!

Flokë dhe stil
Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia

Fëmijët me vetëbesim kanë prindër që i bëjnë këto gjëra, pohon psikologia

Fëmija juaj
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Shkëlqim dhe elegancë: Kjo ngjyrë e flokëve është më e kërkuara e momentit

Flokë dhe stil
Kalo në kategori