LAJMI I FUNDIT:

Kafeja dhe kripa për buzë seksi

Kafeja dhe kripa për buzë seksi

Sikur edhe për tërë grimin, po ashtu edhe për buzëkuqin, që të qëndrojë më gjatë, nevojitet një përgatitje më e mirë buzët do të duken më të plota dhe më të freskëta, pasi që ta largoni shtresën sipërfaqësore të qelizave të vdekura.

Në një enë përzieni gjysmë lug e losion hidratues, 1/4 të lugës me kafe të sapobluar dhe 1/4 të lugës me kripë. Këtë përzierje vëreni në buzë dhe ngjishni ato për pesë minuta. Më pas fshini buzët me një peshqir të lagur në ujë të nxehtë. Nëse doni që buzëkuqi të qëndrojë me gjatë, atëherë me një laps për sy ngjyrë bezhë, neutralizojeni ngjyrën natyrore të buzëve.

Për një pamje sa më të natyrshme, së pari në buzë qitni një buzëkuq të kuqërremtë të zbehtë, e më pas një shtresë të pudrës transparente, për ta arritur efektin "mat", këshillon eksperti i grimit, Robin Fredriks.

Nëse doni që cilado nuancë e buzëkuqit të duket më e ngrohtë, atëherë shërbehuni me metodën, të cilën e përdorin profesionistët, duke i lyer buzët me një shtresë të hollë të shkëlqyesit ngjyrë ari. /Telegrafi/