LAJMI I FUNDIT:

4 këshilla kundër lëkurës së stresuar

4 këshilla kundër lëkurës së stresuar

Stresi është një indikator shumë i keq i pamjes sonë fizike. E njëjta ndodh edhe me lëkurën, prandaj ja disa mënyra për ta reduktuar atë.

1. Përmbajuni rutinës!
Në mënyrë që t’i reduktoni shenjat e stresit në lëkurën tuaj është e domosdoshme që t’i përmbaheni regjimit të kujdesit për lëkurën. Sado e zënë që të jeni, mos e harroni lëkurën tuaj, sepse ajo flet shumë për ju.

2. Produktet
Lëkura e stresuar kërkon një kujdes të veçantë, prandaj nëse keni një lëkurë të ndjeshme, duhet të kujdeseni që të përdorni vetëm produktet e duhura, që nuk do ta irritojnë lëkurën tuaj.

3. Gjumi
Shenjat më të mëdha të stresit në lëkurë vijnë si pasojë e mungesës së gjumit. Nëse flini të paktën 6 deri në 8 orë pa ndërprerje, ju do të lejoni rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe do të pushoni muskujt e fytyrës.


4. Uji
Konsumimi i ujit ka një rëndësi të madhe për lëkurën tonë. Sipas ekspertëve, organet e stresuara, si veshkat tona, mund të shkaktojnë hije nën sytë tanë. Kur jemi të dehidruar, linjat dhe rrudhat e cekëta mund të duken më të thella. Prandaj, uji ndikon pozitivisht në lëkurën tonë dhe duhet konsumuar sa më shumë gjatë ditës. /Telegrafi/