LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi pranveror: Si ta ngjallni lëkurën pas dimrit?

Pastrimi pranveror: Si ta ngjallni lëkurën pas dimrit?

Kujdesi për lëkurën kërkon ndryshim, me ndryshimin e stinës. Por, edhe pse gjendja emocionale mund të jetë shumë e mirë, lëkura mund të jetë duke vuajtur pasojat e dimrit me shfaqjen e tharjes, shenjave në thembra, gjunjë dhe bërryl, si dhe zbehjes në fytyrë e trup si pasojë e mungesës së diellit.

Hidratimi total
Së pari me ardhjen e pranverës preferohet që ju të bëni një hidratim të tërë lëkurës në trupin tuaj, duke filluar nga fytyra deri të këmbët. Me ardhjen e kësaj stine, shtohen edhe punët me lulet dhe oborrin. Keni kujdes që të përdorni dorëza mbrojtëse për duart.

Pastrimi i fytyrës
Një pastrim i thellë i lëkurës do të ndihmonte fytyrën tuaj që të rifitojë pamjen natyrale dhe të butë që ka pasur para dimrit. Kjo mund të bëhet me preparate të ndryshme që përmbajnë edhe grimca pak më të forta në madhësi të rërës, në mënyrë që të largohen qelizat e vdekura dhe pjesët e thara të lëkurës së fytyrës.

Përdorni mbrojtje nga dielli!
Pasi që me ardhjen e pranverës rrezet e diellit bëhen gjithnjë e më të dendura, preferohet që në lëkurën tuaj të përdorni mbrojtje, në mënyrë që të mos shkaktohet dëmtim i lëkurës. /Telegrafi/