LAJMI I FUNDIT:

Për një lëkurë të lëmuar, pa stria

Për një lëkurë të lëmuar, pa stria

Striat janë defekte të lëkurës, në formë vijore, që paraqiten te shumë femra dhe kanë efekt të padëshirueshëm estetik.

Nëse doni që lëkura juaj të mos ketë stria, atëherë ushqehuni me rregull, ecni sa më shumë, notoni … e, nëse ato tanimë ju janë paraqitur, atëherë bëjini më pak të dukshme me anë të tretmanëve dhe preparateve speciale.

Striat kryesisht konsiderohen problem estetik edhe pse, në fakt, kemi të bëjmë me sëmundje të lëkurës. Ato paraqiten në pubertet, me rast të rritjes së shpejtë, apo me rastin e ndryshimit të shpejtë të peshës trupore.
Por, paraqitja e tyre më së shpeshti lidhet me shtatzënësi, kur 90% e femrave kanë stria më pak, a më shumë të theksuara. Vendet tipike të paraqitjes së tyre janë barku, vithet, pjesët e brendshme të kofshëve dhe gjinjtë.

Ekspertët thonë se, për parandalimin e paraqitjes së striave, më së shumti rëndësi ka mjekimi efikas i të gjitha sëmundjeve që ndikojnë në indin lidhor, duke përfshirë edhe infeksionet më banale. Po ashtu, duhet penguar tendosjen e tepërt të lëkurës në raste të caktuara, duke përdorë shirita adekuatë dhe preparate për aplikim lokal. Po ashtu, duhet evituar ndryshimet e shpejta (shtimin, apo humbjen) të peshës trupore.


Viteve të fundit striat trajtohen me laserë biostimulues, me terapi elektromagnetike etj. /Telegrafi/