Kanella me shekuj përdoret si një nga mëlmesat më interesante në kuzhinë, ndërsa së fundi për të flitet gjithnjë e më shumë, si për preparat i shkëlqyeshëm për flokët.
Shumë gjëra që tashmë i keni në shtëpinë tuaj mund të shërbejnë si zëvendësim i mirë për preparatet e shtrenjta komerciale. Kanella është një prej tyre.
Kanella me shekuj përdoret si një nga mëlmesat më interesante në kuzhinë, ndërsa së fundi për të flitet gjithnjë e më shumë, si për preparat i shkëlqyeshëm për flokët. Me aplikimin e duhur të kanellës në flokë do të fitoni alternativë të besueshme dhe të sigurt të mjeteve klasike për çeljen e flokëve, ashtu siç mund t’i blini në treg. Përveç kësaj, tretmani me kanellë hidraton flokët, i bën më të butë dhe u jep aromë jashtëzakonisht seksi. Situatë win-win, do të thoshin amerikanët.
Ju sjellim udhëzuesin e shkurtër për çeljen e flokëve me ndihmën e kanellës.
1. Përgatitja e përzierjes
Në enën me madhësi mesatare vendosni 250 mililitra të regjeneratorit tuaj të preferuar (nëse keni flokë shumë të gjata, mund të vini edhe më shumë), tri lugë kanellë të bluar paraprakisht dhe 100 mililitra mjaltë natyral të bletëve. Përzini mirë përbërësit me lugë plastike. Mos përdorni atë metalike, pasi që disa metale mund të reagojnë negativisht me përbërësit e përzierjes. Mbuloni enën dhe lëreni 30 minuta në temperaturën e dhomës.
2. Shamponizimi dhe përgatitja e flokëve
Lani flokët me shampon dhe regjenerator klasik, me metodën tuaj të zakonshme. Shtrydhni mirë ujin dhe mbështillni dy minuta në një peshqir të nxehtë. Pas kësaj, me gishta ose me furçë të gjerë krihni flokët për të mundësuar aplikim të njëtrajtshëm të përzierjes me kanellë. Flokët ndani në pjesë me trashësi 5 centimetra dhe kapni çdo pjesë për të mos u ngatërruat me pjesën në të cilën aplikoni përzierjen.
3. Aplikimi i përzierjes në flokë
Lëshoni pjesën e parë të flokëve që dëshironi t’i çelni. Përdorni gishtat ose furçë të trashë për ta aplikuar përzierjen njëlloj në flokë. Kur të keni mbaruar, lidheni pjesën e lyer të flokëve dhe forcojeni përsëri mbrapa në kokë. lironi pjesën tjetër të flokëve dhe përsëriteni tërë procesin. Përsëritni derisa tërë flokët të mos lyhen me përzierje dhe lidhen në gërsheta. Shmangeni ekspozimin e lëkurës ndaj përzierjes, meqenëse kanella mund të irritojë lëkurën më të ndjeshme.
4. Mundësoni veprimin e përzierjes Kur të përfundoni me aplikimin, vendoseni kësulën e najlonit për larje në kokën tuaj, shtrydhni ajrin e tepërt dhe forcojeni mirë. Nëse keni qasje në tharëse profesionale të flokëve, uluni nën të për 30 minuta për t’ia mundësuar përzierjes ta bëjë të veten. Nëse nuk keni tharëse, mbështillni peshqir të nxehtë rreth kokës dhe lëreni ashtu rreth gjysmë ore. Pas kësaj hiqeni peshqirin ose fikeni tharësen dhe lëreni përzierjen edhe 3 deri 4 orë në temperaturën e dhomës. Sa më gjatë të mbani përzierjen në kokë, rezultatet do të jenë më të mira.
5. Shpëlarja e kokës
Pasi që kalon kohë e mjaftueshme, largojeni kësulën e najlonit nga koka. Ngadalë lëshoni gërshetat dhe shthurni flokët me duar. Shpërlani përzierjen nga koka duke përdorur ujë të nxehtë me presion të lartë. Nëse u përmbaheni të gjitha udhëzimeve, flokët tuaj duhet të jenë më të çelëta për dy nuanca. Nëse dëshironi të shtoni shndritje shtesë, përsëriteni tërë procedurën pas 48 orësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkspertja tregon se cilat bikini nuk i veshin kurrë vajzat elegante
Do mahnitesh! Java e Modës në Paris: Aty ku moda nuk ka limite, ku stili është origjinal
Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës
Pesë mënyra novatore për të veshur një bluzë të thjeshtë të bardhë
Vjellja te foshnjat si dhe fëmijët deri në moshën tre vjeçare
Si të bëheni seksi “kauboje”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Përçarje brenda ekipit të Portugalisë? Ronaldo tregon çfarë po ndodh para ndeshjes me Francën
Arrihet "marrëveshja verbale" mes De Bruynes dhe klubit të ri
Hapja e Tunelit të Llogarasë, nga viti i ardhshëm me pagesë që do të kushtojë rreth 5 euro
Exit Poll: Laburistët vijnë në pushtet pas 14 vjetëve në opozitë, Britania me kryeministër të ri
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë
Biden është në telashe të mëdha - çfarë duhet të bëjë nëse dëshiron të fitojë kundër Trumpit