LAJMI I FUNDIT:

Ju flini, kremi punon për ju

Ju flini, kremi punon për ju

A e dini se, gjatë natës, lëkura përtërihet? Edhe ju mund t'i ndihmoni asaj në këtë drejtim.

Të gjithë ne mesatarisht kalojmë 20 vjet duke fjetur. Gjumi është mënyra më e mirë që organizmi të freskohet dhe të përtërihet. Studimet më të reja tregojnë se, midis mesnatës dhe orës 4:00, epiderma më së miri reagon ndaj substancave aktive që gjenden në kremra. Prandaj, nëse para se të bini në gjumë nuk e vëni kremin ushqyes, gaboni.

"Gjatë ditës lëkurës i duhet që të luftojë kundër stresit", thotë dermatologia italiane Maria Teresa Lukeroni. "Për këtë shkak, ajo e shfrytëzon natën për të regjeneruar indet e dëmtuara dhe për të "mbushur bateritë".

Pastrimi i fytyrës në mbrëmje duhet të jetë rutinë e pakapërcyeshme. Qiteni qumështin kozmetik në duar, e më pas vëreni atë në fytyrë dhe qafë. Më pas lëkurën pastrojeni me sfungjer të njomë, për ta hequr këtë qumësht. Më pas vëreni kremin tonik – këshillon ekspert ja e kozmetikës, Mariabruna Corci.


Sa i përket lëkurës rreth syve, ekspertët thonë se aty mund të aplikoni vetëm produkte, kremra dhe serume, që janë bërë apostafat për atë pjesë të fytyrës. Ato janë të pasuruara me përbërës aktivë, të cilët largojnë lodhjen dhe nxisin mikro-qarkullimin. /Telegrafi/