LAJMI I FUNDIT:

Si të kujdesemi për pamjen tonë gjatë stinës së dimrit?

Si të kujdesemi për pamjen tonë gjatë stinës së dimrit?

Të ftohtët gjatë dimrit, i shoqëruar me erë, ka ndikim shumë negativ në lëkurë. Kjo bën që gjatë dimrit të kemi probleme më të shpeshta me tharje të lëkurës, me ekzemë dhe zbokth.

Lëkura e tharë e fytyrës formon një shtresë mbrojtëse
Nëse keni problem me lëkurën e tharë të fytyrës, atëherë vëmendje të veçantë duhet t’i kushtoni hapësirës rreth hundës, vetullave dhe mjekrës, sepse ato janë më të ndjeshmet. Lëkura e të trashë mbrojtëse, e cila nuk është e depërtueshme as për lagështinë. Këtë mund ta parandaloni duke bërë piling të rregullt të fytyrës. Por, nëse keni lëkurë tepër të thatë, që qërohet, atëherë në vend të pilingut, duhet të përdorni kremra me glicerinë dhe ure, të cilat thithin lagështinë nga ajri.

Glicerina, efikase te xhungat në duar dhe këmbë
Krahas fytyrës, duart janë më të rrezikuara gjatë dimrit. Duart më së miri është që t’i lyeni me kremra që përmbajnë glicerinë, thotë një dermatologe amerikane.

Lëkura rreth thonjve
Lëkura e pëlcitur rreth thonjve mund të jetë e rrezikshme, sidomos nëse qet gjak. Plagët e hapura janë shumë te prira për infeksione. Për këtë shkak, për dy-tri ditë duhet të përdorni yndyrë për bebe.


Preparatet kundër plakjes mund ta dëmtojnë lëkurën rreth syve
Lëkura nën sy është shumë e ndjeshme, ku ajo gjatë dimrit është e sulmuar nga dielli, era dhe të ftohtët. Mu për këtë duhet që këtë pjesë ta lyeni me krem apostafat. Në vend të kremrave kundër plakjes, të cilat e irritojnë lëkurën, mund të përdorni kremra që përmbajnë kamomil, apo gjalpë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Trajnerja personale e Ivanka Trumpit zbulon sekretet e 42-vjeçares për një fizik të tonifikuar

Trajnerja personale e Ivanka Trumpit zbulon sekretet e 42-vjeçares për një fizik të tonifikuar

Këshilla dhe arsye
Praktikoni këto zakone, nëse dëshironi një marrëdhënie më të mirë me fëmijët

Praktikoni këto zakone, nëse dëshironi një marrëdhënie më të mirë me fëmijët

Fëmija juaj
Një psikolog pretendon se çiftet duhet t'i bëjnë vetes dy pyetje më shpesh

Një psikolog pretendon se çiftet duhet t'i bëjnë vetes dy pyetje më shpesh

Në çift
Provoni një maskë “të artë” për shkëlqimin e lëkurës së fytyrës

Provoni një maskë “të artë” për shkëlqimin e lëkurës së fytyrës

Këshilla Estetike
10 gjërat pozitive që fëmijët do t'i mbajnë mend që nga fëmijëria, sipas psikologes

10 gjërat pozitive që fëmijët do t'i mbajnë mend që nga fëmijëria, sipas psikologes

Fëmija juaj
Dy shenjat që tregojnë se jeni një prind emocionalisht inteligjent

Dy shenjat që tregojnë se jeni një prind emocionalisht inteligjent

Fëmija juaj
Kalo në kategori