LAJMI I FUNDIT:

Grim i guximshëm dhe mjaft tërheqës

Grim i guximshëm dhe mjaft tërheqës

Në javën e modës në Milano, i cili në mbarë botën shihet si qyteti i modës, kësaj radhe ka mbizotëruar grimi për të cilin lirisht mund të thuhet se ishte i guximshëm dhe mjaft tërheqës.

Gjatë kësaj jave të modës në Milano më shumë kishte mbizotëruar buzëkuqi me plot shkëlqim.

Në linjën e buzës së sipërme dhe me ndihmën e një hijeje të ndritshme, ishte arritur efekti i buzëve më të mëdha dhe më të fryra.

Pjesa tjetër e grimit ishte në stil minimal, me vetulla të dendura dhe me një shtresë të lehtë të maskarës në qerpikë. Ky lloj grimi ishte inspiruar nga vitet e nëntëdhjeta.


Hijet që më shumë ishin përdorur ishin ato ngjyrë kafeje, duke shtuar edhe qerpikët artificialë me ngjyrë të zezë.

Buzëkuqtë pos ngjyrës së zjarrtë po ashtu ishin ‘in’ edhe në nuanca natyrore, me buzëkuq të lëngshëm dhe maskarë. /Telegrafi/