Lëkura gjatë fillimit të vjeshtës është e thatë, prandaj për ta përmirësuar gjendjen e saj, duhet të përdorni të gjitha prodhimet që lëkurës i sjellin lagështi dhe gjallëri.
Me kujdesin e lëkurës gjatë stinës së vjeshtës, duhet të zbutni pasojat e verës dhe ta përgatisni lëkurën për dimër, prandaj ditët e para të vjeshtës janë koha e duhur për një fillim të tillë.
Konsumoni shumë ujë
Uji do t’ia kthejë lagështinë lëkurës, të cilët mund ta ketë humbur gjatë ekspozimit në diell si dhe ujit të njelmët dhe me klor.
Ushqeni lëkurën e fytyrës
Rregullisht bëni piling për fytyrë e kështu do t’i ndihmoni fytyrës të frymojë lirshëm dhe të furnizohet me oksigjen. Pas përdorimit të pilingut, i cili largon të gjitha qelizat e vdekura, lëkura juaj do të jetë më e butë. Një herë në javë në fytyrë vendosni maska ushqyese, e sidomos kujdes të shtuar kushtojini hapësirës përreth syve.
Kini kujdes lëkurin e duarve
Le t’ju shndërrohet në shprehi qe pas pastrimit të duarve t’i lyeni me krem. Në këtë mënyrë do të parandaloni shfaqjen e rrudhave, depigmentimin e lëkurës dhe tharjen e saj.
Buzët në plan të parë
Buzët gjithmonë janë më të ekspozuara ndaj faktorëve të jashtëm, e sidomos janë të ndjeshme kur përjashta mbizotëron mot i ftohtë. Për të mos pëlcitur dhe tharë ato, përdorni balsam për buzë me bazë në dyllin e bletëve.
Ende keni nevojë për kremin e diellit
Pa marrë parasysh se dielli gjatë këtyre ditëve vjeshtore nuk është i përafërt me atë të verës, rrezet UV edhe më tutje janë të pranishme. Ju tashmë e kuptoni dëmin e tyre, prandaj mbrojeni atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet vlera marramendëse e unazës me të cilën djali i David dhe Victoria Backham i propozoi të dashurës
Një psikolog pretendon se çiftet duhet t'i bëjnë vetes dy pyetje më shpesh
Jennifer Lopez ka veshur 10 fustane nusërie në ekran, por 4 janë zgjedhur më të mirët
Lëre beben të qajë
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Harrojini fanellat me fyt, nuk janë në modë këtë dimër - femrave u pëlqen trendi i ri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington