LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra violetë me të kaltrën

Ngjyra violetë me të kaltrën

Çifti më i mirë i kësaj stine është ngjyra violetë dhe e kaltra e hirtë.

Kapakët, të sipërmin dhe të poshtmin, i zbukuron nuanca e brishtë e jargavanit, e cila zgjatet në formë të mprehtë nga ana e jashtme e syrit. Ky grim do të marrë pamje interesante, nëse i shtohet toni blu i xhinsit.

Përdoret brusha e hollë dhe vizatohet me të pjesa ku takohet kapaku, e njëherësh bëhet mprehtësia nga jashtë. Në të njëjtën mënyrë ngjyroset edhe kapaku i poshtëm. Në qepalla përdoret sasi e madhe e maskarës së zezë. Në faqe le të shkëlqejë toni i butë i ngjyrës së
Pjeshkës.

Në buzë përdoret së pari baza, pastaj buzëkuqi, që do t’i bëjë të lëngshme. /Telegrafi/