LAJMI I FUNDIT:

Makijazh me stil

Makijazh me stil

Makijazh në sintoni me vitet ’50, por shumë modern, madje me shikimin e theksuar në një vijë e trashë e zezë.

Sy maceje. Nëse nuk je një magjistare e penelit, zgjidh një nga ata vijëzuesit që e kanë majën me furçë. Tërhiqe cepin e syrit drejt pjesës së jashtme për ta shtrirë qepallën dhe nise vizën nga brenda.

Efekti nudo. Nuancat e ngjyrës së mishit i bëjnë buzët të duken edhe më mishtore vizualisht. Mjafton që të zbehësh harkun e Kupidit (në qendër të buzës së sipërme) me një laps korrektor shumëpërdorimesh.

Përkufizim i qartë. Një lëkurë kaq të përkryer mund ta realizosh duke e tamponuar fytyrën me një pudër minerale që thith shkëlqimin por dhuron një rezultat të shkëlqyeshëm natyra! Dora e fundit: pak blush në ngjyrë rozë në pjepër.


Këshillë: Nëse e bën vijën gabim, mos e fshij të gjithën. Mund ta korrigjosh lehtësisht (pa i skuqur sytë) me një shkop me majë pambuku për veshët të zhytur në pastrues grimi. /Telegrafi/