LAJMI I FUNDIT:

Preparatet e higjienës shtëpiake të rrezikshme për fytyrën

Preparatet e higjienës shtëpiake të rrezikshme për fytyrën

Në disa sajte të rekomandohet përdorimi i preparateve të caktuara për pastrim, sepse ato përmbajnë të njëjtët përbërës sikurse preparatet kozmetike. Megjithatë, të gjithë dermatologët janë kundër këtij veprimi!

Përdorimi i produkteve kimike për pastrimin e shtëpive në pastrimin dhe pilingun e fytyrës, është skajshmërisht i rrezikshëm. Përveç irritimit të lëkurës, këto preparate mund të shkaktojnë edhe plasaritje kimike dhe një numër të madh dëmtimesh të përhershme të lëkurës.

Edhe pse është e vërtetë se disa lloje produktesh për pastrim përmbajnë fenol dhe acid trikloracetik, ngjashëm sikurse edhe disa preparate kozmetike, dermatologët dhe kozmetikët, shfrytëzojnë format e pastruara dhe përqendrimet precize të këtyre materieve për piling. /Telegrafi/