LAJMI I FUNDIT:

‘Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar’

‘Meshkujt me mjekër duken agresivë dhe të moshuar’

Në takimin e parë meshkujt vlerësohen në bazë të asaj nëse janë rruar ose jo. Edhe pse dikur mjekra ka qenë simbol i mashkullit dhe pjekurisë, femrat bashkëkohore nuk mendojnë ashtu.

Në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë femra shmangin meshkujt me mjekër, sepse ata iu duken agresivë dhe jo joshës.

Ndërkaq, mjekra vlerësohet te meshkujt më të moshuar, te të cilët nxit respekt nga pala tjetër.

Ekspertët pohojnë se arsyeja që meshkujt kanë lëshuar mjekër në të kaluarën nuk ka qenë për çështje estetike, por për t’u mbrojtur nga dielli, për të lehtësuar goditjet, ndërsa u ka ofruar edhe imunitet më të fortë. /Telegrafi/