LAJMI I FUNDIT:

Në cilat pjesë të trupit përdoret parfumi?

Në cilat pjesë të trupit përdoret parfumi?

Përdoret në ato pjesë ku qarkullimi i gjakut është më në sipërfaqe të lëkurës, sepse aty aroma e trupit tuaj rëndohet më shumë.

Për këtë, spërkatni pjesën e lëkurës sipër pulseve, në pjesën e poshtme të parakrahëve, në qafë, dhe në pjesët e sipërme të gjunjëve. Por, mos qitni kurrë nën sqetulla, sepse substancat alkoolike mund të irritojnë këtë pjesë lëkure që është delikate.

Parfume mund të përdorni edhe në vaskat tuaja, edhe në rrobat,- gjithmonë në rrobat e poshtme dhe ngjitur me lëkurën e trupit. Parfumosen mirë të pambuktat dhe të leshtat. Por kujdes në veshjet e bardha apo të zeza sepse mund të mbeten njolla.

Kini kujdes të mos kontaktoni parfum me bizhuteritë tuaja sepse ka kontraktime të ndryshme. /Telegrafi/