LAJMI I FUNDIT:

Pamja e natës për momente joshëse

Pamja e natës për momente joshëse

Lëkurës jepini një fuqi më të madhe ndriçuese, me nuanca të ngjyrës, të cilat e reflektojnë dritën. Më pas vendosni pudër transparente: kështu, teni mbetet i pavezulluar dhe fiksohet grimi më mirë.

Sytë
Në gjithë qepallën shpërndajeni pudrën për hijezim dhe hijezoni deri te vetullat. Pastaj qepallën lyejeni edhe me ngjyrë të purpurt të mbyllur dhe shpërndajeni anash. Këndet e syrit lyejini me laps me ngjyrë të zezë, vijën fshijeni lehtë (me pambuk). Në fund, lyejeni vetëm pjesën e epërme të qerpikëve.

Buzët
Ajo që është me rëndësi tek ngjyra vjollcë: më së miri të grimohet në mënyrën ngjyrë mbi ngjyrë! E njëjta vlen edhe për buzët. Për të parandaluar shpërndarjen e ngjyrës së buzëve, më së miri është të përdorni një laps konturimi pa ngjyrë.

Thonjtë
Në trend: ngjyra e kuqe në të purpurt apo e errët: me rëndësi thonj të, shkurtë, drejtë.


/Telegrafi/