LAJMI I FUNDIT:

Trajtimet me Fillers (mbushësit dermal)

Trajtimet me Fillers (mbushësit dermal)

Acidi hialurinik me përbërje jo-shtazore përdoret për injektim nën lëkurë me qëllim të korrektimit dhe mbushjes të vijave, rrudhave, rritjen e volumit të buzëve, formësimin e konturave të fytyrës, etj.

Acidi hialurinik, përbërës natyral i lëkurës që bënë stabilizimin e strukturave ndërqelizore duke ndikuar në prodhimin e rrjetit të kolagjenit dhe elastines me që rast bëhet edhe ndërtimi i strukturës fibroelastike të lëkurës.

Është në formë geli steril (acidi hialurinik i stabilizuar) me përbërje jo-shtazore dhe përdoret për injektim nën lëkurë me qëllim të korrektimit dhe mbushjes të vijave, rrudhave, palëve në fytyrë, rregullon relievin, revitalizimin, hidratimin e thellë, rritjen e volumit të buzëve dhe formësimin e konturave të fytyrës.

Metoda e injektimit është e shpejtë, e sigurt, pa dhimbje, joinvazive. Mund të kombinohet edhe me metoda të tjera (laser, botox, lifting kirurgjik) duke dhënë rezultate të shkëlqyeshme (Face contouring/ Rejuvenation). Rezultatet e parë janë të dukshme edhe menjëherë pas injektimit dhe zgjasin më shumë se një vit. Fillers nuk jep rezultate permanente.


Rekomandohet të bëhet një herë në vit. /Telegrafi/