LAJMI I FUNDIT:

Manikyr interesant

Manikyr interesant

Rregullimi i thonjve për shumë vajza është një atraksion dhe gjëja që ato e bëjnë më me përkushtim. Jemi mësuar të shohim modele të ndryshme të manikyrit, por disa vërtetë janë interesante.

Modeli në vazhdim është shumë interesant, e sidomos për vajzat e reja, ku një gjë e tillë do t’i bënte ato të duken vërtet të veçanta.

Udhëzimet:

1. Aplikojmë manikyr të cilës ngjyrë pëlqeni, si p.sh. në këtë rast kemi ngjyrë hiri.


2. Pasi që thonjtë të jenë tharë, pason hapi tjetër. Në një enë të vogël hedhim alkool në të cilën i zhytim gishtërinjtë për pak kohë, rreth gjysmë minute i mbajmë në të.

3. Merr gazeta të cilat paraprakisht duhet t’i keni prerë dhe në këtë moment duhet t’i keni të gatshme, të cilat duhet të jenë në pjesë të vogla të përshtatshme për t’i vendosur nëpër gishtërinjtë të cilët janë të lagur nga alkooli.

4. Prisni derisa të thahen tërësisht gishtërinjtë dhe në fund, largoni copëzat e gazetave dhe kjo ishte e tëra.

/Telegrafi/