LAJMI I FUNDIT:

Tabletë kundër flokëve të thinjura

Tabletë kundër flokëve të thinjura

Nëse ju shqetëson ideja se një ditë mund të thinjeni, relaksohuni sepse në treg po vjen një tabletë e çuditshme, e cila do të bëjë që flokët e thinjur t’i takojnë të kaluarës.

Ekspertët nga kompania kozmetike franceze “L’Oreal” kanë prodhuar një tabletë, e cila do të na mundësojë që ta ruajmë ngjyrën natyrore të flokëve përgjithmonë.

Çmimi i tabletës do t’u përshtatet të gjithëve, ndërsa nuk do të ketë efekte anësore, thonë shkencëtarët, duke qenë se tableta është e ndërtuar në bazë pemësh dhe është krejtësisht natyrore.

“Njerëzit do ta marrin si shtesë për ushqim, ndërsa duhet të fillojnë ta pinë para se flokët e tyre të fillojnë të thinjen, ka shpjeguar shefi i departamentit për hulumtime në “L’Oreal”, Bruno Bernard.


Bari, të cilin kompania po e hulumton në dhjetë vitet e fundit, në treg do të jetë në dispozicion në vitin 2015. /Telegrafi/