LAJMI I FUNDIT:

Kozmetika natyrore për lëkurë të shëndoshë

Kozmetika natyrore për lëkurë të shëndoshë

Reagimi i lëkurës suaj ndaj lëndëve kimike që i përmban kremi, mund t’ua irritojë lëkurën. Prandaj zgjidhni preparatet e vërteta për përmirësimin e pamjes dhe shëndetit tuaj. Vendosni për kozmetikë natyrore.

Organizmi i njeriut i pranon përbërjet natyrore dhe ndaj tyre nuk prodhon antitrupa. Përbërjet kimike janë të gjitha ato që organizmi i njeriut nuk i pranon dhe krijon antitrupa. Kjo është arsyeja e vetme pse kozmetika kimike dhe natyrore nuk na përshtatet pas njëfarë kohe, prandaj duhet ta ndryshojmë kremin tonë të preferuar.

Kozmetika natyrore ka të njëjtin ndikim që ditën e parë edhe pas tridhjetë ditësh edhe pas njëqind ditësh. Mund ta përdorni pa frikë nga karcinomet të cilat nxiten nga kozmetika kimike dhe marketingu. Ajo nuk përmban konzervans sintetikë, të cilët përkrah ngjyrave dhe aromave sintetike janë shkaktuesit kryesorë të alergjive.

Kozmetika natyrore, për dallim nga ajo kimike, e ndjek ritmin biologjik të lëkurës dhe i nxit funksionet vetëkorrigjuese. Në fund, shikojeni ambalazhin e prodhimeve kozmetike dhe kërkoni shenjën që garanton 100% cilësi natyrore. /Telegrafi/