LAJMI I FUNDIT:

Tableta kundër rrudhave

Tableta kundër rrudhave

Shkencëtarët nga Britania e Madhe kanë gjetur një mënyrë për zëvendësimin e botoksit dhe kremrave që vendosen në lëkure, duke perfeksionuar tabletat të cilat veprojnë në shtresat e thella të lëkurës dhe në këtë mënyrë eliminojnë rrudhat dhe zvogëlojnë ‘lepezën’ rreth syve.

Në hulumtimin klinik të preparatit të ri, ku kanë marrë pjesë 500 femra, është vërejtur se rrudhat e thella rreth syve të këtyre femrave janë zvogëluar për 30 për qind për një periudhë prej 14 javësh.

Tabletat e bukurisë përmbajnë kombinim të ekstrakteve ushqyese, vitamina C dhe E, izoflavone, likopine dhe omega-3.

Shkencëtarët janë të bindur se këto komponentë i kundërvihen plakjes së lëkurës në nivel gjenetik.


Tabletat kundër rrudhave së shpejti do të paraqiten nëpër barnatoret e zakonshme angleze, ndërsa për trajtim një javor do të kushtojnë rreth 35 funte. /Telegrafi/