LAJMI I FUNDIT:

Angelina është tmerrësisht e hollë

Angelina është tmerrësisht e hollë

Bukuroshja amerikane, Angelina Jolie, secilën herë që del në publik në muajt e fundit nxit komente në lidhje me dukjen e saj. Aktorja është gjithnjë e më e hollë, duket e rraskapitur dhe shumë e zbehtë.

Jolie, e cila ka qenë e njohur për bukurinë e saj, figurën prej atleteje, sot është “asht e lëkurë”.

Paparacit kanë bërë disa fotografi të saj në Londër, ku ajo shfaqet shumë e zbehtë dhe frikshëm e dobët në peshë.

Ylli i filmit “Salt” nuk jep komente në lidhje me figurën e saj. Ajo është vazhdimisht në lëvizje, kujdeset për gjashtë fëmijët, kryen punën e ambasadores së vullnetit të mirë, viziton të varfrit, udhëton nga njëri në tjetrin skaj të botës dhe thuajse nuk ka kohë për veten e saj.


Mirëpo, vlerësuar nga fotografitë, ekspertët thonë se diva hollivudiane duhet të fillojë të shqetësohet për shëndetin e saj. /Telegrafi/