LAJMI I FUNDIT:

Ideale janë gjinjtë që qëndrojnë në një gotë shampanje

Ideale janë gjinjtë që qëndrojnë në një gotë shampanje

Sikurse çdo femër tjetër, edhe Cameron Diaz ka dashur të ketë gjinj më të mëdhenj sesa që i ka, mirëpo nëna e saj e kishte ngushëlluar duke i thënë se gjinj idealë janë ata që rrinë në një gotë shampanje.

Bukuroshja hollivudiane ka thënë se është e lumtur që ka proporcione të vogla të gjinjve, sepse nëna e saj shumë herët i kishte sqaruar se nuk do të thotë se gjinjtë e mëdhenj janë më të bukur.

“Duhet të pranoj se i dua gjinjtë e mi se janë të fortë. Nëna gjithmonë më thoshte se gjinj idealë janë ata që qëndrojnë në një gotë shampanje, prandaj jam e lumtur që i kam gjinjtë e vegjël”, ka deklaruar aktorja.

Ajo ka thënë se nuk mendon që të bëjë ndonjë ndërhyrje kirurgjike për të zmadhuar gjinjtë, sepse kur dëshiron t’i vë në pah, ajo i çon më lartë sutienët. /Telegrafi/