LAJMI I FUNDIT:

Flokëkuqet e kanë pushtuar Hollywoodin

Flokëkuqet e kanë pushtuar Hollywoodin

Aktoret të cilat dëshirojnë të luajnë në të sigurt dhe me anë të ngjyrës së flokëve të tregojnë feminitetin e tyre dhe tërheqjen, do të zgjedhin të bëhen bionde apo do të vënë ngjyrën e mjaltit, e cila u rri të gjithave mirë dhe askush nuk guxon t’i kritikojë.

Mirëpo, ato të guximshmet gjatë shkuarjes në sallonet e bukurisë kanë marrë në duar katalogët e flokëve të kuqe, për të zgjedhur nuancat nga ngjyra e bakrit deri te ato të kuqe të ndezura.

Llogaritet se rreth dy për qind e popullatës botërore kanë flokë të kuqe. Ngjyra e kuqe ka edhe historinë e vet, pasi që përveç bukurisë që u ofron femrave, në Greqinë e lashtë është menduar se femrat me flokë të kuqe shndërrohen në vampirë pas vdekjes.

Po ashtu, gjatë historisë, flokëkuqet kanë qenë femrat që më së shumti kanë pozuar para piktorëve të mëdhenj.


Në këtë mënyrë, Hollywoodi sërish e ka gjetur fuqinë e flokëve të kuqe, duke filluar nga ato më të lehtat deri te nuancat që bien shumë në sy.

Rihanna ishte ylli që më së shumti ra në sy me ndërrimin e ngjyrës së flokëve, ndërsa flokëkuqeve, si Julianne Moore dhe Blake Lively, u janë bashkëngjitur edhe Drew Barrymore, Christina Hendricks dhe Scarlett Johansson. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Cili fëmijë në familje ka sensin më të mirë të humorit?

Cili fëmijë në familje ka sensin më të mirë të humorit?

Fëmija juaj
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Fëmija juaj
A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori