LAJMI I FUNDIT:

Ngjyrosja e kapakëve të syrit

Ngjyrosja e kapakëve të syrit

Për t’i dhënë syrit më hijeshi dhe bukuri përdoren mjaft teknika dhe produkte kozmetike. Duhet thënë se kërkohet mjeshtëri pasi një përdorim i keq do ta shëmtonte pamjen tonë.

Disa preferojnë pluhurat e ngjyrosur. Përdorimi i tyre është i njohur nga të gjithë por kërkon disa minuta më tepër kohë për t’u përdorur sepse para tyre është e domosdoshme që kapakët e syrit të lyhen me krem i cili në këtë rast ka funksion të dyfishtë: mban të butë syrin për të lejuar një shtrirje të mirë të pluhurit dhe e ruan nga infeksionet.

Kjo këshillë e specialistëve duhet mbajtur mirë parasysh pasi ka mjaft vajza që përdorin pluhurin pa krem dhe krijojnë kështu një pamje të pakëndshme të syrit.

Me sukses sot përdoret dhe lapsi për të ngjyrosur pjesën e kapakëve. Lapsat janë të ngjyra e të ndryshme sipas dëshirës së gjithsecilës. Por edhe në përdorimin e tyre vihen re gabime. Gabimi i parë që bëhet është ngjyrosja e gjithë kapakut. Në fakt lapsi krijon bukuri dhe hijeshi tek syri në dhënien vetëm të një vije të lehtë sipër qerpikëve.


Sot preferohet grija dhe kafja, po në modë është shumë dhe përdorimi i penelit të zi. Vija e zezë sipër qerpikëve i jep thellësi syrit dhe e bën më të bukur paraqitjen. Zakonisht femrat që dinë të përdorin mirë këtë vijëzim duken disa herë më sensuale se të tjerat. Duhet thënë se në përdorimin e kësaj lloj teknike kërkohet mjeshtëri pasi një përdorim i keq do ta shëmtonte pamjen tonë.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet dhe hijeve që duhet të krijohen në zonën poshtë vetullës.

Kujdes:
Lapsi i syve duhet të jetë gjithnjë me majë të mprehtë.
Asnjëherë dora nuk duhet të shtrëngohet gjatë lyerjes së syve!

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Cili fëmijë në familje ka sensin më të mirë të humorit?

Cili fëmijë në familje ka sensin më të mirë të humorit?

Fëmija juaj
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Fëmija juaj
A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori